Lleshaj: Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin


Gazeta Express
14 Qershor 2019 12:05

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjësin kryesor në shlyerjen e njerëzve drejt shkeljes së ligjit, duke iu referuar përplasjes së ndodhur ditën e djeshme në Librazhd me eskortën e Ramës.

“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale.

Askush nuk do të tolerohet! Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkruan Lleshaj.

Te fundit


Kthehu lart