Llashkovska: Pushteti s’ka kapacitet të zgjidhë problemin me Ohrin


Gazeta Express
10 Korrik 2019 20:56

Në lidhje me gjendjen e rajonit të Ohrit i cili rrezikon të vendoset ne listën e vendeve të rrezikuara nga UNESKO, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ane Llashkovska theksoi se pushteti nuk dëshiron dhe as nuk ka kapacitet të zgjedh problemin me Ohrin.

Llashkovska potencoi se përderisa përgjegjësin e hedhin tek njeri tjetri, Ohri për herë të parë do të gjendet në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore, në shoqëri të Afganistanit, Kongos, Irakut, Palestinës, Uzbekistanit dhe Sirisë.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Ane Llashkovska tha se qeveria në vend që të fillojë zgjidhjen e problemit me ndërtimet pa leje, propozon ligj të ri për të cilin blenë kohë dhe ik nga përgjegjësia. Ajo bëri të ditur se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do ta mbështesin këtë ligj, pasi që sipas saj është skandaloz.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart