Llapi nis përforcimet nga porta - Gazeta Express
string(31) "llapi-nis-perforcimet-nga-porta"

Gazeta Express

12/08/2020 17:52

Llapi nis përforcimet nga porta

Gazeta Express

12/08/2020 17:52

KF Llapi ka vazhduar përforcimet gjatë afatit kalimtar të verës

Klubi llapjan ka njoftuar sot se ka arritur një marrëveshje tre vjeçare me portierin durrsak, Arli Shala.

Lexo Edhe:

“KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me portierin nga Durrësi, Arlis Shala. Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares “A”, nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për 3 vitet e ardhshme”, shkruan në komunikatën e Llapit.

Shala ka vetëm 20 vjet dhe ka një përvojë në shumë klube si: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.

“Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20 vjeçar ishte titullar, Kombëtarja “A” e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020”, thuhet në fund të komunikatës. /GazetaExpress/

Zyrtare: Arlis Shala përforcon LlapinPodujevë, 12 gusht 2020 – KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur…

Publiée par K.F. Llapi sur Mercredi 12 août 2020