Llapi e ka mbyllur me humbje fazën përgatitore për ndeshjet në arenën ndërkombëtare.
Skuadra llapjane pësoi humbje nga Laçi me rezultatin 0:2. Ndeshja u zhvillua në Strugë, shkruan Gazeta Express.
“Trajneri Tahir Batatina i pushoi disa nga futbollistët kryesor: Avdylin, Ramadanin, Riveran, Prognin e Fernandon, kurse në pjesën u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të rinj që ishin të grumbulluar me ekipin për të parë formën e tyre momentale. Pas mbarimit të ndeshjes, ekipi mbyll fazën përgatitore dhe do niset për Kosovë!”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.
Për fituesit e Kupës së Kosovës ishte kjo ndeshja e katërt miqësore në kuadër të fazës përgatitore.
Llapi kishte luajtur baras 1:1 me Gjilanin dhe Makedonija GP, teksa ishte mposhtur 1:0 nga Ballkani.
Kujtojmë se llapjanët në muajin e ardhshëm do të nisin garat në Ligën e Konferencës.
Në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, Llapi do të përballet me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnosti. /Gazeta Express/