Llapi kampion i Kupës së Kosovës për herë të parë në histori - Gazeta Express
string(60) "llapi-kampion-i-kupes-se-kosoves-per-here-te-pare-ne-histori"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 23:39

Llapi kampion i Kupës së Kosovës për herë të parë në histori

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 23:39

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës për sezonin 2021/22 pasi e mundi në finale Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive.

90 minuta mes Dukagjinit dhe Llapit në “Fadil Vokrri” nuk sollën fituesin e Kupës së Kosovës dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Lexo Edhe:

Në 30 minuta vazhdime, u zhvillua një ndeshje fantastik ku u shënuan dy gola, një dramë e vërtetë.

Të parët në epërsi kaluan Dukagjini me golin e Merlakut në minutën e 113’.

Por, krejt në fund të takimit, për ta dërguar këtë sfidë në penallti, në minutën e 120’, shënoi Prenci.

Nga penalltitë, Dukagjini gabuan dy herë, Llapi vetëm njëherë dhe arriti që të triumfojë 4-3 për të siguruar trofeun e Kupës së Kosovës për herë të parë në hsitori dhe daljen në Evropë. /Gazeta Express/