Llapi e nis me fitore, mposhti Dukagjinin - Gazeta Express
string(40) "llapi-e-nis-me-fitore-mposhti-dukagjinin"

Llapi e nis me fitore, mposhti Dukagjinin

Gazeta Express

05/06/2020 17:55

Superliga e Kosovës është rikthyer pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këtë sfidë, të vlefshme për xhiron e 23-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, e fituan vendasit me rezultat 4-1.

Një gol u shënuan në pjesën e parë, kurse tre të tjerë në atë të dytë.

Rezultati u zhbllokua me të filluar takimi, Elvis Prençi ka realizuar pas një ndërprerje të skuadrës vendase, për 1-0, në minutën e 3’.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, Kastriot Selmani realizoi për 2-0.

Kurse tre minuta më vonë, Erblind Mulaj ngushtoi epërsinë në 2-1, por vendasit shënuan edhe dy herë deri në fund.

Në minutën e 68’, Ersil Ymeri realizoi për rezultatin 3-1, kurse ne fund shenoi

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë së koronavirusit. /Gazeta Express/