Llapi e dërgon trofeun e Kupës së Kosovës në xhami gjatë faljes së Bajramit - Gazeta Express
string(75) "llapi-e-dergon-trofeun-e-kupes-se-kosoves-ne-xhami-gjate-faljes-se-bajramit"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 8:53

Llapi e dërgon trofeun e Kupës së Kosovës në xhami gjatë faljes së Bajramit

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 8:53

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka dërguar trofeun e Kupës së Kosovës në një xhami në Podujevë gjatë faljes së Fitër Bajramit, një ditë pasi e mundi Dukagjinin në finalen e sivjetshme.

Llapi e fitoi Kupën e Kosovës për herë të parë në historinë e klubit të mërkurën, pas triumfit dramatik me penallti në Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Triumfi i klubit nga Podujeva në këtë garë ishte shumë më i rëndësishëm se thjesht trofeu shtetëror, pasi Llapi e fitoi mundësinë e parë ndonjëherë për të marrë pjesë në kualifikime për një garë evropiane.

Skuadra e Batatinës do të luajë në kualifikime të Ligën e Konferencës së Evropës – garën më të re të UEFA-s për klube dhe të treten për nga rëndësia pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës – në përpjekje për t’u bërë skuadra e parë kosovare që siguron pjesëmarrjen në një garë evropiane.

Bosi i Llapit Batatina e dërgoi trofeun shtetëror në xhaminë “Dëshmorët e Kombit”, në Podujevë, në mesin e besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Kjo ishte vetëm vazhdimësia e festës së madhe të Llapit që nisi mbrëmë vonë.

Llapi do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në Superligë këtë sezon, para se t’i nisë përgatitjet për kualifikime. /Gazeta Express/