Gjatë kthimit nga Kroacia në atdhe, Ramiz Lladrovci në Vjenë ka takuar aktivistin dhe ndërmarrësin e shquar atje, z. Argëtim Hani, me ç’rast ka deklaruar se mërgata e fortë, kombi i fortë.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Sa herë jam në Vjenë, me kënaqësi e takoj, Argëtim Hanin, mikun tim e të Fehës, aktivistin e madh të çështjes kombëtare, bashkë me mikun e Llapit, Naim Sinani.
Me Argëtimin, ndër shqiptarët më të sukseshëm këtu, kujtuam angazhimin atdhetar ndër vite bashkë me shokët tanë, në veçanti atë të bashkëvuajtëve në kazamatet serbe, të bashkëveprimtarëve e çlirimtarëve, Tahir Hanit dhe Fehës.
Nga mërgata, shqiptarët në trojet e veta shihen si tërësi, andaj, gjendja e tyre, në shtetet ku jetojnë, të drejtat dhe përparimi i shqiptarëve është temë e çdo bisede mes atdhetarëve.
Suksesi i shqiptarëve në mërgatë, është sukses i kombit, të pandashëm nga arritjet tona në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Luginë, Malësi dhe Shqipëri.
Sot, patriotizëm nuk është vetëm kujtesa për sakrificën dhe përkushtimin kombëtar, por edhe puna për zhvillim ekonomik, forcimin e sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive për shqiptarët kudo jetojnë.
Ky është edhe apeli i Argëtimit: Të punojmë së bashku për zhvillim, sepse një komb zhvilluar, është komb më i sigurt dhe më i respektuar.
Mërgata e fortë, kombi i fortë, suksese Argëtim, faleminderit!