Llada ruse e njohur si “Moskovich” pritet të kthehet në treg - Gazeta Express
string(58) "llada-ruse-e-njohur-si-moskovich-pritet-te-kthehet-ne-treg"

Llada ruse e njohur si “Moskovich” pritet të kthehet në treg

AutoTech

Gazeta Express

20/10/2022 21:36

Rusia po planifikon të nisë prodhimin e veturave të epokës sovjetike Moskvich, në dhjetor, njoftoi kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, raportoi Reuters të enjten.

Prodhimi u tha se do të bëhet në fabrikën franceze të Renaultit, pasi kjo kompani i shiti shumicën e aksioneve te prodhuesi i veturave Avtovaz.

Lexo Edhe:

Sobyanin shtoi se prodhimi i Moskvichit do t’i ruante mijëra vende pune, ndërsa uzina e riemërtuar Fabrika e Automjeteve në Moskë, ka qëndruar e pafunksionalizuar që nga maji.

“Industria e automobilave ka dështuar seriozisht sivjet, por megjithatë, shpresoj se ne mund të nisim fabrikën e Moskvichit në dhjetor, me ndihmën e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë”, deklaroi kryetari i Moskës.

Moskvich pushoi së prodhuari dy dekada më parë.

Sipas udhëheqësve të fabrikës, sivjet pritet të prodhohen 600 makina, duke përfshirë 200 elektrike, ndërsa gjatë 2023-s, synohet 50 mijë.

Për këtë fabrikë janë investuar 5 miliardë rubla, që në euro i bien 82 milionë.