Liverpooli po heziton t'ia përmbushë kërkesat Salahut - Gazeta Express
string(52) "liverpooli-po-heziton-tia-permbushe-kerkesat-salahut"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2022 14:36

Liverpooli po heziton t’ia përmbushë kërkesat Salahut

Futboll

Gazeta Express

14/01/2022 14:36

Sulmuesi egjiptian ndërkohë ka thënë se nuk ka kërkuar kushedi sa para për ta vazhduar kontratën

Mohamed Salah ditë më parë kishte thënë se nuk po kërkon shuma të çmendura parash për ta nënshkruar kontratën e re.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, Liverpooli po heziton t’ia përmbushë kërkesat sulmuesit egjiptian.

Për këtë raporton mediumi britanik “The Telegraph”.

Ish-futbollistit të Baselit, Chelseat, Fiorentinës dhe Romës do t’i skadojë kontrata në “Anfield Road” në vitin 2023.

Sidoqoftë, “Reds” janë të vendosur për ta “blinduar” atë me një kontratë të re afatgjate, përcjell “Gazeta Express”.

Por, palët nuk kanë arritur ende marrëveshje pasi kërkesa dhe oferta dallojnë shumë me njëra tjetrën.

Salah është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.

Ai aktualisht është i angazhuar në Kupën e Afrikës me Kombëtaren e Egjiptit. /Gazeta Express/