Liverpooli me treshen e famshme synon kualifikimin kundër Salzburgut - Gazeta Express
string(68) "liverpooli-me-treshen-e-famshme-synon-kualifikimin-kunder-salzburgut"

Liverpooli me treshen e famshme synon kualifikimin kundër Salzburgut

Gazeta Express

10/12/2019 17:50

Liverpooli do të kërkojë të kualifikohet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, sonte në ndeshjen e fundit në grup kundër Salzburgut, në mënyrë që ta vazhdojë garë për ta mbrojtur titullin evropian.

Skuadra e Jurgen Kloppit e viziton sonte stadiumin Red Bull Arena në Salzburg, duke qenë e vetëdijshme se disfata mund t’ia sjellë eliminimin tronditës nga gara të cilën e fitoi para gjashtë muajve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Liverpooli për momentin është në krye të Grupit D, me një pikë më shumë sesa Napoli që është në vend të dytë dhe tre pikë më shumë sesa kundërshtari i sotëm, Salzburgu.

Genku radhitet në fund të grupit, me një pikë të fituar nga pesë ndeshjet deri më tani.

Fitorja apo barazimi, i mjaftojnë të kuqve kalimin e fazës grupore.

Salzburg do të kualifikohet nëse fiton.

Xherdan Shaqiri është në stol, me Klopp që ka vendosur të luajë në sulm me treshen e famshme Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Formacionet zyrtare për ndeshjen që nis në orën 18:55.

Salzburg:

Liverpool: