Liverpooli me mungesë të madhe të mbrojtësve, pas lëndimit të Fabinhos - Gazeta Express
string(69) "liverpooli-me-mungese-te-madhe-te-mbrojtesve-pas-lendimit-te-fabinhos"

Gazeta Express

28/10/2020 8:57

Liverpooli me mungesë të madhe të mbrojtësve, pas lëndimit të Fabinhos

Gazeta Express

28/10/2020 8:57

Problemet e Liverpoolit me mbrojtjen janë përkeqësuar, pas lëndimit në të Fabinhos në fitoren kundër Midtjylland në Ligën e Kampionëve të martën.

Braziliani iu bashkua dyshes Virgil Van Dijk dhe Joel Matip në listën e të lënduarve, pasi e tërhoqi muskulin gjatë fitores së Liverpoolit 2:0 kundër Midtjylland në Grupin D në Anfield, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fabinho, i cili luan si mesfushor kryesisht, po e zëvendëson Van Dijkun në qendër të mbrojtjes që prej se holandezi u lëndoi rëndë gjurin në derbin e Merseyside kundër Evertonit më 17 tetor.  

Pas ndeshjes, Klopp tha se lëndimi i brazilianit ishte gjëja e fundit që i duhej skuadrës së tij.

“Ai ndjeu tërheqje muskulore, kjo nuk është mirë”, tha Klopp për Fabinhon.

“Ai tha se ishte në gjendje të luante por pa bërë vrapime të shpejta, gjë që s’ndihmon. Do ta shohim, do ta kuptojmë më mirë pas testeve por shihet qartë se nuk është mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/