Liverpooli kërkon rikthimin në krye të ligës me Shaqirin në stol ndaj Fulham, formacionet


Gazeta Express
17 Mars 2019 14:20

Liverpooli do të kërkojë të rikthehet në pozitën e parë në Premierligë me një fitore eventuale ndaj Fulhamit, me kosovarin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin që vijon të lihet në stol nga Jurgen Klopp.

Fulham, që është në një ecuri tejet negative prej gjashtë humbjeve radhazi, dhe synon mbijetesën, e pret sot Liverpoolin në Caven Cottage në një ndeshje të vlefshme për javën e 31-të në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Në tri ndeshjet e fundit në ligë, përfshirë edhe tri të tjerë në Ligën e Kampionëve, Shaqiri nuk e ka luajtur asnjë minutë për të kuqtë.

Hera e fundit kur kosovari i ekipit kombëtar të Zvicrës u parqit për Liverpoolin ishte më 24 shkurt kur erdhi nga stoli ndaj Manchester Unitedit.

Ndeshja mes Fulham dhe Liverpoolin zhvillohet në Londër me fillim në orën 15:15.

Te fundit


Kthehu lart