Liverpooli fiton me objektivin për ta thyer rekordin historik të Man City - Gazeta Express
string(73) "liverpooli-fiton-me-objektivin-per-ta-thyer-rekordin-historik-te-man-city"

Gazeta Express

05/07/2020 19:26

Liverpooli fiton me objektivin për ta thyer rekordin historik të Man City

Gazeta Express

05/07/2020 19:26

Tri pikë që vlejnë vetëm për rekord, pasi titulli tashmë është fituar.

Liverpooli është këndellur pas humbjes së thellë nga Manchester City.

Lexo Edhe:

Të Kuqtë triumfuan 2-0 në shtëpi kundër Aston Villës, për të shkuar në kuotën e 89 pikëve.

Sadio Mane 71’ dhe Curtis Jones 90’ shënuan për fitoren e Redsave.

Liverpooli tashmë me titullin e fituar, ka vetëm një objektiv, të kalojë shifrën e 100 pikëve, pasi vetëm Manchester City e ka fituar Premierligën me numër tre shifror të pikëve.

Andaj me aktualisht 89’, Liverpooli ka në lojë edhe 15 pikë për të shkruar histori dhe për ta festuar titullin pas 30 vjetësh edhe me një rekord që vështirë se mund të arrihet. /Gazeta Express/