Liverpooli e vazhdon mbrojtjen e kurorës evropiane ndaj Atleticos në vendin ku e fitoi - Gazeta Express
string(98) "liverpooli-e-vazhdon-mbrojtjen-e-kurores-evropiane-ndaj-atleticos-ne-vendin-ku-e-fitoi-formacionet"

Liverpooli e vazhdon mbrojtjen e kurorës evropiane ndaj Atleticos në vendin ku e fitoi

Gazeta Express

18/02/2020 20:00

Liverpooli rikthehet në aksion në Ligën e Kampionëve në përpjekje për ta mbrojtur kurorën evropiane, duke nisur me një duel të vështirë kundër Atletico Madridit pikërisht në stadiumin e triumfit të madh sezonin e kaluar.

Atletico e pret kampionin në fuqi në Wanda Metropolitano, për duelin e parë të 1/8 së finales, që nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, nuk është përballur asnjëherë me Atleticon si trajner, ndërsa Liverpooli nuk është ndeshur me gjigantin spanjoll që prej vitit 2010, kur u mposhtë falë golave si mysafirë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Liverpooli i ka në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç Xherdan Shaqirit, i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në pulpë.

Diego Simeone, ndërkohë, nuk do të mundë të llogarisë në yllin e skuadrës, Joao Felix, i lënduar, por i është kthyer Alvaro Morata dhe Diego Costa. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:Atletico MadridLiverpool