Liverpooli e nis me barazim sezonin e ri, merr një pikë nga udhëtimi te Fulhami - Gazeta Express
string(78) "liverpooli-e-nis-me-barazim-sezonin-e-ri-merr-nje-pike-nga-udhetimi-te-fulhami"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 15:25

Liverpooli e nis me barazim sezonin e ri, merr një pikë nga udhëtimi te Fulhami

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 15:25

Liverpooli e ka nisur me barazim sezonin e ri (2022/23) në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk ia doli të marrë më shumë se një pikë nga udhëtimi te Fulhami.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Aleksandar Mitrovic shënoi të dy golat për vendasit, në minutat 32 dhe 72. Sulmuesi serb golin e dytë e shënoi nga pika e bardhë.

Përforcimi i verës te “Të Kuqtë”, Darwin Nunez, debutoi si zëvendësues  në këtë ndeshje. Ai hyri në minutën e 51-të, teksa shënoi 13 minuta më vonë.

Golin e dytë për mysafirët e shënoi Mohamed Salah në minutën e 80-të, që ia siguroi Liverpoolit të paktën një pikë në javën e parë.

Fulhami në ndeshjen e ardhshme luan në udhëtim te Wolvesi, kurse Liverpooli do të jetë nikoqir i Crystal Palace. /Gazeta Express/