Liverpooli e mund Unitedin dhe i mban gjallë shpresat për Champions - Gazeta Express
string(67) "liverpooli-e-mund-unitedin-dhe-i-mban-gjalle-shpresat-per-champions"

Liverpooli e mund Unitedin dhe i mban gjallë shpresat për Champions

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 23:06

Liverpooli ende ka shpresa për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kjo falë fitores shumë të rëndësishme në Old Trafford.

Lexo Edhe:

Redsat morën pikët e plota pasi e mposhtën 4-2 Manchester Unitedin.

Vendasit e nisën më mirën ndeshjen Bruno Fernandes detyroi Philipsin të shënojë autogol, në minutën e 10-të.

Mysafirët reaguan menjëherë në pjesën e parë, me dy gola të shpejtë.

Fillimisht Diogo Jota arriti të shënojë për Liverpoolin në minutën e 34’ për 1-1, derisa për 1-2 realizoi Roberto Firmino në fund të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Firmino shënoi edhe njëherë. Ai realizoi për 3-1.

Unitedi reagoi dhe me golin e Marcus Rashford në minutën e 68’, ngushtoi rezultatin në 2-3, por derisa po sulmonin deri në fund, pranuan edhe golin e katërt, shënoi Mo Salah për 2-4.

Sido që të jetë, Unitedi matematikisht tashmë e ka siguruar Championsin, derisa Liverpooli me këtë fitore të madhe shpreson shumë deri në fund.

Liverpooli tani ka 60 pikë, katër më pak se Chelsea, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Duhet theksuar Chelsea do të luajë me Leicester Cityn, skuadër në formë dhe që gjendet në pozitën e tretë në renditjen e Premierligës, kjo i jep shpresa Liverpoolit ende se do të zënë një vend në Champions. /Gazeta Express/