Sulmuesi argjentinas nuk e ka vazhduar ende kontratën me Juventusin, mund të transferohet në Angli
Paulo Dybala nuk e ka vazhduar ende kontratën me Juventusin.
E në ndërkohë, nga ky vakum në mes të palëve, po mundohen të përfitojnë klubet tjera evropiane.
Në garë për sulmuesin argjentinas janë futur Liverpooli dhe Manchester City.
Për këtë siguron portali italian “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.
“Reds” dhe “Citizens” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e ish-futbollistit të Palermos.
Nëse nuk e nënshkruan kontratën e re, Dybala në verë do të jetë lojtar i lirë.
Prandaj, Të Kuqtë do ta transferonin atë me kënaqësi në “Anfield Road” e Të Kaltrit në “Etihad Stadium”.
Ndërkohë, thuhet se interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur qe një kohë edhe Interi. /Gazeta Express/