Liverpooli e fiton me spektakël miqësoren e parë


Gazeta Express
11 Korrik 2019 22:25

Kampioni i Evropës e ka nis me fitore 6-0 përgatitjen për sezonin e ri.

Liverpooli e ka mposhtur 6-0 skuadrën e Ligue One të Anglisë, Tranmere Rovers, në miqësoren e parë të “Redsave” para startit të sezonit 2019/20, raporton Gazeta Express.

Serinë e golave e hapi Nathaniel Clyne. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 6’.

Mbrojtësi 28-vjeçar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bournemouth, por edhe atje nuk gjeti minutat e duhur.

Pas Clyne, dy gola të shpejtë i shënoi talenti i ri, Rhian Brewster, në minutat 38’ dhe 45’.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli shënoi edhe dy gola të shpejtë.

Ishin Curtis Jones dhe Divock Origi që u shënuan në listën e realizuesve.

Jones shënoi për 4-0 në minutën e 54’, kurse heroi i finales së Champions Legaue, Origi, por edhe i gjysmëfinales, shënoi për 5-0 në minutën e 60’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi talenti 18-vjeçar i akademisë, Paul Glatzel në minutën e 67’.

Tranmere Rovers vs Liverpool 0-6 All Goals HIGHLIGHTS 11.07.2019

Miqësorja e radhës e Liverpoolit është të dielën, kundër Bradford City, më pas do të përballet me Borussia Dortmundin (20 korrik), Sevillan (22 korrik), Sporting Lisboa (25 korrik), Napoli (28 korrik) dhe Lyon (31 korrik).

Pas ndeshjeve miqësore, Liverpooli do t’i ketë katër ditë kohë për t’u përgatitur për finalen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester City, sfidë që është paraparë të zhvillohet me 4 gusht pak ditë para startit të Premierligës – Liverpool vs Norwich City (9 gusht 2019). /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart