“Liverpooli do ta presë Van Dijkun si një grua e mirë kur burri është në burg” - Gazeta Express
string(76) "liverpooli-do-ta-prese-van-dijkun-si-nje-grua-e-mire-kur-burri-eshte-ne-burg"

“Liverpooli do ta presë Van Dijkun si një grua e mirë kur burri është në burg”

Gazeta Express

19/10/2020 17:45

Jurgen Klopp ka premtuar se Liverpool do të gjithmonë i gatshëm për Virgil van Dijk “sikur një grua e mirë kur e pret për burrin në burg”.

Van Dijk ka ndryshuar mbrojtjen e Redsave që prej transferimit në janar të vitit 2018 për 75 milionë funte.

Lexo Edhe:

Për herë të parë, ai do t’i mungojë Liverpoolit për një kohë shumë të gjatë, pasi i ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë dhe operimi është i pashmangshëm.

Sido që të jetë, Klopp thotë se Liverpooli do të jetë pranë holandezit edhe në ditë të vështira.

“E di këtë ndjenjë, jam dëmtuar edhe vet ngjashëm sikur Van Dijk nëse më kujtohet mirë dhe e njoh këtë situatë”.

“Tani nis puna e vështirë, ne jemi në kontakt, natyrisht që jemi në kontakt. Ne jemi këtu për të, ai e di këtë dhe ne do ta presim ashtu si një grua e mirë që e pret burrin kur është në burg, gjithçka që mund të bëjmë për të në këto momente është që t’ia lehtësojmë këtë situatë”. /Gazeta Express/