Liverpooli barazon rekordin me 11 fitore radhazi në Premierligë


Gazeta Express
17 Gusht 2019 22:31

Sadio Mane dhe Roberto Firmino shënuan për t’ia siguruar Liverpoolit fitoren me rezultat 2:1 kundër Southamptonit. Me ato dy gola, Liverpooli e shënoi fitoren e 11-të radhazi në Premierligë.

Fitorja e së shtunës kundër Southamptonit jo vetëm që i dërgoi “The Reds” në kreun e tabelës së Premierligës, por e barazoi edhe rekordin e klubin për ecurinë më të mirë të fitoreve në ligën angleze, transmeton Gazeta Express.

Supergoli i shënuar nga Sadio Mane dhe goli i pjesës së dytë i Roberto Firminos u dëshmuan të jenë të mjaftueshme për t’i siguruar tri pikët në stadiumin “St. Mary’s”, përkundër një gafe të vonshme nga portieri Adrian, që ia dhuroi Danny Ingsit një gol kundër ish-klubit.

Ecuria e fitoreve e Liverpoolit

Ky rezultat e solli triumfin e 11-të radhazi për Liverpoolin, duke e barazuar ecurinë më të mirë në Premierligë në histori të klubit, që ishte vendosur mes muajit shkurt dhe prill të vitit 2014 nga Brendan Rodgers.

Skuadra e Jurgen Kloppit tani do ta ketë mundësinë ta thyejë këtë rekord kur të kthehen në stadiumin “Anfield” javën tjetër, me ndeshjen kundër Arsenalit – të cilët gjithashtu i kanë fituar dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Premierligës. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart