Mediat ndërkombëtare raportojnë se Hugo Ekitike është shumë pranë transferimit te Liverpool.
Marrëveshja thuhet se është arritur për një shumë mbi 90 milionë euro, e cila mund të arrijë deri në 95 milionë euro me bonuse.
Sulmuesi francez pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në qershor 2031, ndërsa raportohet se Ekitike ka insistuar që dëshira e tij e vetme ishte kalimi në “Anfield”.
Ky transferim i mundshëm shihet si një lëvizje e madhe për trajnerin Arne Slot, i cili do të ketë një sulmues të ri në qendër të projektit të tij te Liverpool.