Liverpooli apo Reali, ky ekip ka vlerë më të madhe - Gazeta Express
string(49) "liverpooli-apo-reali-ky-ekip-ka-vlere-me-te-madhe"

Liverpooli apo Reali, ky ekip ka vlerë më të madhe

Futboll

Gazeta Express

28/05/2022 16:15

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Stade de France” nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt, Liverpooli ka vlerë më të madhe të ekipit sesa “Los Blancos”.

Vlera e “Reds” shkon në 900.5 milionë euro, kurse ajo e spanjollëve 756.5 milionë euro.

Skuadra spanjolle e synon triumfin e 14-të në këtë garë, për të vazhduar kështu dominimin e plotë.

Real Madridi deri më tani ka 13 tituj të fituar, duke qenë klubi me më së shumti tituj kampioni në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, “Të Kuqtë” e duan për herë të shtatë trofeun e kësaj gare dhe njëkohësisht hakmarrjen ndaj Real Madridit për finalen e humbur të vitit 2018.