

10 Tetor 2019 18:45
95′ – Perfundon ndeshja, Kosova fiton 1-0 me golin e Florent Hasanit
94′ – Kastrati leviz bukur, harkon, por topi devijohet
90′ – Kosova vazhdon te sulmoje, por pa mundesi shenimi te nje tjeter goli
85′ – Lirim Kastrati me dy tentime te njepasnjeshme, por topi perfundon jashte
81′ – Tjeter mundesi e arte per Kosoven, Paqarada nuk harkoi siç duhet dhe topi perfundoi ne duar te portierit
78′ – Paqarada harkon nga kendi, Nuhiu i pafat, topi i goditur me koke perfundon jashte
75′ – Kosova vazhdon te sulmoje, rasti i mire per Rashanin, por bllokohet goditja e numrit 11 te Kosoves
68′ – Gooooooooooool, shenon Florent Hasani, goli i pare me fanellen e Kosoves
66′ – Kosova vazhdon ta sulmoje Gjibraltarin, por asesi te thyejne mbrojtjen
63′ – Largohet Valon Berisha, inkuadrohet Idriz Voca
61′ – Valon Berisha tenton nga distanca me nje goditje te bukur, por perfundon jashte
60′ – Tenton edhe Xhemajli, por vazhdon te mungoje saktesia, topi kalon fare prane portes se Goldwin
57′ – Tjeter mundesi per Kosoven, Kastrati ishte afer golit te pare
53′ – Rashani harkon bukur per Paqaraden, ky i fundit nuk godet sic duhet
49′ – Florent Hasani tenton ta befasoje portierin nga nje pozite e veshtire, topi perfundon jashte
45′ – Bernard Challandes ka larguar Muslija, Kololli, Zhegrova, Berisha… janë inkuadruar Rashani, Hasani, Kastrati, Paqarada.
Starton pjesa e dyte…
Statistikat: Kosova pati posedimin e topit, 66% me 34%, 9 tentime per gol dhe nje ne porte


Perfundon pjesa e pare (0-0)
45′ – Kosova tenton, por nuk thyhet mbrojtja e Gjibraltarit
40′ – Zhegrova dhuron pak spektakel
37′ – Muslija i pafat
36′ – Zhegrova harkon per mrekulli, Nuhiu nuk e arrin topin siç duhet
33′ – Vjen kartoni i pare i verdhe, ndëshkohet Casciaro me numrin (7)
33′ – Florent Muslija tenton nga distanca, por nuk tregohet i sakte
30′ – Atdhe Nuhiu tenton ne sulm, por shkakton faull ne portierin
28′ – Goditje denimi per Kosoven, Berisha tenton serish, asgje per Kosoven
24′ – Berisha rrezohet ne zone dhe kerkon penallti, gjyqtari heshte (ende 0-0)
22′ – Bernard Berisha ka leshuar nje mundesi te arte per ta kaluar Kosoven ne epersi
17′ – Berisha e Zhegrova po tentojnë t’i shkaktojnë telashe Gjibraltarit përmes krahëve, por deri më tani nuk po arrijnë ta thyejnë mbrojtjen e mysafirëve
13′ – Bernard Berisha i mrekullueshem, deperton ne krahun e majte dhe e dergon topin ne zone te Muslija, por ky i fundit nuk u tregua i sakte
11′ – Gjibraltari tenton me Hernandez, por Ujknai eshte ne vend
8′ – Zhegrova tenton t’i kalojë disa lojtar, por nuk ia del
6′ – Ndeshje e qete nga te dyja skuadrat
1′ – Gjibraltari luajnë të parët me topin
Starton ndeshja… Kosova po luan me shumë ndryshime.
Rashica, Shala, Rrahmani, Muriqi, Halimi – asnjëri s’do të luajë sonte.
Xhemajli dhe Dreshevic debutojnë për Kosovën.
……………….
FORMACIONET ZYRTARE
Kosova me shumë ndryshime kundër Gjibraltarit,
Janë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren mes Kosovës dhe Gjibraltarit.
Kosova do të hyjë në këtë ndeshje me disa ndryshime.
Bernard Challandes dëshiron t’ua japë shansin atyre që nuk janë aktivizuar shumë, dhe në anën tjetër t’i ruajë titullarët për sfidën e rëndësishme që “Dardanët” e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi, shkruan Gazeta Express.
Milot Rashica s’do të luajë asnjë minutë në këtë takim, por do të startojë kundër Malit të Zi.
Kosova: Samir Ujkani, Kololli, Dreshevic, Xhemajli, Hadërgjonaj, Rashkaj, Berisha, Muslija, Zhegrova, Bernard Berisha dhe Atdhe Nuhiu.
Gjibraltari:
🇽🇰 🆚 🇬🇮
— Gibraltar FA (@GibraltarFA) October 10, 2019
Here is today’s 🇬🇮 Starting XI: pic.twitter.com/7wiCQ6VBYp
………………….
Kosova favorite e madhe, sipas bastoreve.
Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Kosovën si favorit absolut pasi i ka vënë kuotën 1.05 për të fituar, derisa fitores së Gjibraltarit i vë kuotën jashtëzakonisht të lartë, 21.
Barazimi vlerësohet me kuotën 11.

………………………………………..
Pas ndeshjes me Gjibraltarin, Kosova do të luajë sërish në “Fadil Vokrri”.
Të hënën, “Dardanët” do te presin Malin e Zi.
Grupi A:
