LIVE: Izrael 1-1 Kosova - Gazeta Express
string(40) "live-izraeli-kosova-starton-pjesa-e-dyte"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 19:00

LIVE: Izrael 1-1 Kosova

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 19:00

Izraeli 1:1 Kosova

90′ Mbyllet ndeshja.

Lexo Edhe:

84′ Arbër Zeneli gjuan bukur, por shkon ngjitur me shtyllën.

81′ Vojvoda gabon rëndë, por goditja e Solomon bllokohet.

79′ Florent Muslija largohet nga loja. Në vend të tij inkuadrohet Arbër Zeneli.

74′ Indirekt për Izraelin, por pa rrezik për portën e Aro Muric.

67′ Zëvendësim te Kosova. Largohet Zhegrova, në vend të tij inkuadrohet Betim Fazliji

64′ Haziza ndëshkohet me karton të verdhë.

60′ Celina gjuan bukur por pret portieri i Izraelit.

56′ Izraeli e barazon rezultatin, shënon Peretz.

53′ Super depërtim nga Zhegrova, por Rashica gjuan direkt në portierin.

49′ Rashica realizon, por VAR-i anulon golin për shkak të prekjes së topit me dorë.

48′ Mundësi e mirë për Izraelin, por gjuajtja e Solomon bllokohet në fund për goditje nga këndi.

45′ Starton pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë.

44′ Vitor gjuan me kokë, por plogësht. Kontrollon gjithçka Aro Muric.

43′ Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

41′ Vitor ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Solomon i vetëm para portierit Aro Muric, por gjuan jashtë porte.

36′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Kosova kalon në epërsi, goditja e Rashicës devijohet nga Dasa dhe përfundon në rrjetë.

32′ Zhegrova gjuan me kokë, por pa rrezik për portën izraelite.

30′ Gjysmë ore lojë, Izraeli ka dominim të lehtë në ndeshje dhe raste më të mira shënimi.

25′ Super mundësi tjetër për Izraelin, por Weissman gjuan mbi portë.

22′ Mundësi shumë e mirë për Izraelin, por për fat të mirë nuk ishte pasim i duhur në zonë.

17′ Izraeli rrezikon, por gjuajtja e kapitenit Dasa përfundon shumë larg portës dardane.

15′ Mundësi e mirë për Kosovën, por topi nuk arrin deri te Muriqi.

9′ Goditje e lirë për Kosovën, por Paqarada kroson dobët.

4′ Weissman rrezikon portën, por pret Murici.

1′ Starton ndeshja

Të dyja kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare.

Në bankën rezervë te Kosova do të jenë 12 futbollistë, teksa dy të tjerë nuk janë të përfshirë.

Alain Giresse ka vendosur të lërë jashtë kësaj ndeshje dy futbollistët e ftuar për herë të parë, Amar Gërxhaliun dhe Albion Rrahmanin.

Grupi I

Kosova bën pjesë në grupin I të kualifikimeve për Evropian, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Zvicra është favoriti kryesor për ta kaluar grupin, teksa dy ekipet e para kualifikohen në Kampionatin Evropian.

Sondazhi i UEFA-s

UEFA ka bërë një sondazh për këtë ndeshje, teksa tifozët votuan 59% për fitoren e Kosovës, 35% për Izraelin, kurse 6% votuan që ndeshja të përfundonte barazim.

Deklarata e dy trajnerëve

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, në konferencën për media, ka deklaruar se ekipi i tij është përgatitur në çdo aspekt dhe ka udhëtuar me synim për të realizuar fitore.

Ai e pranoi se kjo përballje nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi izraelitët luajnë në shtëpi dhe do ta kenë përkrahjen e 30 mijë tifozëve.

“I kemi bërë përgatitjet tona maksimale dhe sigurisht që synimet i kemi për rezultat pozitiv. Jemi përgatitur në çdo aspekt për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët janë gati dhe ata e dinë rëndësinë e këtij ballafaqimi. Nuk kemi asnjë lojtar të lënduar dhe të gjithë janë në formë të mirë. Edhe pse objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024, jemi të vetëdijshëm se nuk varet gjithçka nga kjo ndeshje. Duhet të japim maksimumin në çdo duel dhe besoj se kemi gjasa të mira për ta arritur objektivin”, ka thënë Giresse.

Alon Hazan, selektor i Izraelit tha se Kosova nuk është emër i madh, po ka një ekip të shkëlqyer.

“Mezi pres dhe jam i ngazëlluar që do t’i kemi dy ndeshje mjaft të rëndësishme dhe të vështira, të cilat i kemi përpara nesh. Ndoshta Kosova nuk është emër i madh, por e ka një ekip të shkëlqyeshëm kombëtar që nuk ka ardhur për të ecur nëpër park. Qëllimi ynë është suksesi i kombëtares dhe t’i regjistrojmë rezultatet më të mira të mundshme”, tha Haza.

/Gazeta Express/