Listës të simptomave nga Covid-19 te fëmijët i shtohen të vjellat dhe diarreja - Gazeta Express
string(78) "listes-te-simptomave-nga-covid-19-te-femijet-i-shtohen-te-vjellat-dhe-diarreja"

Gazeta Express

06/09/2020 21:40

Listës të simptomave nga Covid-19 te fëmijët i shtohen të vjellat dhe diarreja

Gazeta Express

06/09/2020 21:40

Diarreja, të vjellat dhe ngërçet e barkut  te fëmijët mund të jenë një nga shenjat e koronavirusit, thonë studiuesit britanikë pas një studimi të hollësishëm që kanë bërë.

Ekipi i Queen’s University në Belfast dolën në përfundimin se këto simptoma ja vlen të shikohen dhe t’i kushtohet një vëmendje nga ekipet mjekësore.

Lexo Edhe:

Aktualisht ajo çfarë dimë për koronavirusin janë ethet, kollë, humbja e nuhatjes dhe shijes.

Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të testohet për virusin.

Qendra e SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve tashmë liston dhe të përzierat ose të vjellat, diarrenë midis simptomave të mundshme të Covid-19.

Në studim u përfshinë 1000 fëmijë ku nga analizat e bëra rezultuan se 68 nga 992 fëmijë kishin antitrupa ndaj virusit, duke sugjeruar se ata kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Gjysma e atyre që rezultuan pozitivisht raportuan se kishin simptoma.

Ethet ishin më të zakonshmet  dhe më prezentë për 21 fëmijë të cilët ishin të infektuar  me Covid-19.

Simptomat gastrointestinale,  të tilla si diarreja, të vjella dhe ngërçet e barkut ,  u raportuan nga 13 fëmijë që rezultuan pozitiv.