Lista me emrat e OFL, në shënjestër vëllai i Fatmir Xhafajt dhe vëllezërit Habilaj - Gazeta Express
string(81) "lista-me-emrat-e-ofl-ne-shenjester-vellai-i-fatmir-xhafajt-dhe-vellezerit-habilaj"

Lista me emrat e OFL, në shënjestër vëllai i Fatmir Xhafajt dhe vëllezërit Habilaj

Gazeta Express

25/02/2020 14:41

Operacioni “Forca e Ligjit”, pritet që këtë javë të shtrihet në qytetin e Vlorës, ku disa emra të tjerë do jenë subjekti i vlerësimit të pasurisë nga oficerët e OFL-së. Deri në këtë fazë plot 16 emra janë vlerësuar nga ana dokumentare dhe dërguar për verifikim pasuror në OFL-ja. Ndërsa pritet që ditën e enjte ose të premte, OFL-ja të publikojë zyrtarisht emra të tjerë në Vlorë, ku do i kërkohet të plotësojnë formularët për të justifikuar pasurinë e tyre.

Një ditë më parë “Shqiptarja.com” publikoi një pjesë të listës së policisë kriminale në Vlorë, e cila tashmë po bashkëpunon me oficerët e OFL-së për të identifikuar personat e dënuar dhe që janë subjekt i aktit-normativ nr. 1 të nxjerrë nga kryeministri i vendit Edi Rama, për hetimin pasuror të individëve me të shkuar kriminale.

Lexo Edhe:

Sot “Shqipjtarja.com”, vijon me publikimin e listës së dytë të individëve nga qyteti i Vlorës, të cilët janë objekti i OFL, për t’i kryer verifikimin administrativ të pasurisë nga policia dhe më pas vlerësimit përfundimtar nga SPAK-u. Mësohet se mes këtyre emrave janë vëllezërit Habilaj në Vlorë. Moisi, Artan dhe Florian Habilaj janë në listën e OFL-së me qëllim skanimin e pasurisë së tyre. Në fakt ndaj këtyre emrave në vitin 2018 është marrë një vendim sekuestroje nga prokuroria e Krimeve, por me sa duket OFL-ja ka vlerësuar se këta persona ti përgjigjen formularëve të OFL-së.

Një tjetër emër është dhe Gazmend Shabani, i arrestuar në vitin 2017 dhe dënuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Shabani është kapur disa vite më parë në qytezën e Barletta në Itali, me një sasi prej 1970 kg lëndë narkotike të llojit marjuanë. Kjo sasi droge është trafikuar nga Shqipëria në Itali, dhe pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë dhe Gazmend Shabani.

Mes emrave të tjerë janë dhe Nezar Seiti, i cili është dënuar në Itali, si pjesë e dosjes Habilaj. Në listën e personave që janë subjekt i verifikimit të pasurisë mësohet të jetë Ardi Xhaferi, kushëri i biznesmenit Helidon Xhaferi, i dënuar për trafik droge në Vlorë me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Një tjetër emër që është në listën e Vlorës, për të cilët ka nisur disa herë hetim pasuror janë dhe vëllezërit Gramoz dhe Besnik Murataj. Të dy janë të dënuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri gëzojnë biznese, duke qarkulluar mijëra euro. Ditë më parë Gramoz Murataj u arrestua për akuzën e “Organizimit të Lotarive sportive”.

Pjesë e listës është dhe emri i Geron allias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i dënuar në Itali për trafik droge. Një tjetër emër në listën e policisë së Vlorës është dhe ai i Aleksandër Llanaj,i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e masakrës së “Çoles” në Vlorë.

Gjithashtu në listën emërore të Operacionit “Forca e Ligjit”, janë dhe emra të tjerë si Fadil Papa, Julian Toro, Orges Seferaj.

Një tjetër emër është Nuredin Nazëraj ose siç njihet ndryshe në Vlorë si “Dilo Hashashi”, i dënuar për trafik droge nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mes emrave janë Eduart Xhezo dhe Shpati Lena të marrë të pandehur nga prokuroria e Vlorës për ngjarjen e vrasjes së Arben Beqirajt ose siç njihet ndryshe në Vlorë si “Beni i Çeçesë”.

Gjithashtu në listë është dhe Lorenc Sadiku, ku këtij të fundit i është sekuestruar një automjet i blinduar. Mjete të blinduara i janë sekuestruar dhe Eduart Xhezo dhe Shpati Lena.

Mes emrave të tjerë është Flodian Serjani i arrestuar për trafik droge me italinë, Fatmir Halla i dënuar për vrasje në Itali. Taulant Haxhiraj dhe Shkëlqim Koçiaj, janë pjesë e listës së Vlorës që tashmë kanë filluar verifikimet mbi pasurinë e tyre.

Një tjetër emër është dhe ai i Luan Beshaj, i dënuar në Itali për trafik droge.

Po kështu mes listës së policisë së Vlorës dhe që për momentin është në vlerësim rezulton të jetë dhe biznesmeni i arrestuar në Vlorë për llogari të drejtësisë Italiane ku është dënuar. Merkaj zotëron disa pasuri në Vlorë mes të cilave dhe një anije peshkimi. Një pjesë e këtyre pasurive mësohet të jenë sekuestruar me vendim të prokurorisë së Vlorës qysh prej muajit qershor 2019.

Gjithashtu në listën e OFL-së është dhe Marjon Mitro i dënuar me 8 vite burgim në grupin e tritolit në Vlorë.

Ndërkohë emra të tjerë janë në analizim e sipër nga policia e Vlorës me qëllim skanimin e pasurisë së tyre./Shqiptarja.com

Lista e 2-të e OFL-së për Vlorën

Moisi Habilaj

Artan Habilaj

Florian Habilaj

Gazmend Shabani

Geron allias Agron Xhafaj

Nezar Seiti

Ardi Xhaferi

Gramoz Murataj

Besnik Murataj

Aleksandër Llanaj

Fadil Papa

Julian Toro

Orges Seferaj

Nuredin Nazëraj

Lorenc Sadiku

Eduart Xhezo

Shpati Lena

Flodian Serjani

Fatmir Halla

Taulant Haxhiraj

Shkëlqim Koçiaj

Luan Beshaj

Maksim Merkaj

Luan Beshaj

Marjon Mitro