Lista e njerëzve të përfshirë në “Operacionin Neymar”


Gazeta Express
21 Gusht 2019 15:21

Neymari ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij afati kalimtar, pasi që ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Real Madridi dhe Barcelona janë dy klubet që po garojnë për transferimin e tij, mirëpo situata e tij është shumë e komplikuar dhe në transferimin e tij përfshihet shumë njerëz – si drejtues, trajnerë e lojtarë, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja spanjolle, Marca, i ka listuar të gjithë njerëzit të cilët janë të përfshirë në Operacionin Neymar.

Emiri i Katarit: Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani është Emiri i Katarit, presidenti i Investimeve Sportive të Katarit dhe pronari i PSG-së. Ai është i përfshirë në gjithçka dhe dëshiron që imazhi i ri i Katarit të shfaqet përmes sportit. Ai është personi që duhet ta japë dritën e gjelbër për çfarëdo lloj transferimi.

Nasser Al-Khelaifi: Dora e djathtë i Sheikut, ai është personi i cili duhet të negociojë me Barcelonën, përkundër marrëdhënies së keqe mes dy klubeve në aspektin sportiv, si në fushë e ashtu edhe jashtë saj. Ai nuk është duke e përjetuar momentin më të mirë të karrierës së vet, megjithatë ka besim te pronarët e klubit. Intervista e tij me France Football ia la derën e hapur për t’u larguar Neymarit, megjithatë ai do të bëjë çfarëdo që t’i thonë pronarët.

Leonardo: Përkundër që e njeh Neymarin, ai nuk është takuar me të në Paris që kur u emërua në pozitën e drejtorit sportiv të klubit, pas largimit të Antero Henriques. Megjithatë ai është i përqendruar në blerjen e lojtarëve të rinj e më pak në shitjen e futbollistëve të skuadrës.

Thomas Tuchel: Ai nuk do të ketë shumë punë për të bërë lidhur me këtë transferim, mirëpo ka marrëdhënie të mira me brazilianin. Ai është më kritik për Kylian Mbappen, edhe në publik, përkundër incidenteve me Neymarin. Megjithatë, ai do ta pranojë vendimin e klubit për t’u përqendruar te francezi për të ardhmen.

Neymar Senior: Njeriu me më së shumti përgjegjësi kur vjen fjala te “Operacioni Neymar”. Askujt nuk i pëlqen të negociojë me të kur vjen fjala për transferimin e djalit të tij. Ai ka flirtuar me disa klube të mëdha evropiane çdo afat kalimtar dhe kjo ka bërë që klubet të mos i besojnë, përfshirë këtu Barcelonën dhe Real Madridin. Por, ai tani është duke tentuar t’ia plotësojë dëshirën djalin të tij – kthimin në Camp Nou.

Pini Zahavi: Njeriu të cilit babai i Neymarit i beson më së shumti. Ai luajti rol kyç te braziliani që kur Chelsea e kishte kërkuar atë së futbollist të ri, kur kishte qenë në Santos. Ai nuk ishte i përfshirë në transferimin e Neymarit në Barcelonë, kështu që kjo është hera e parë që po luan rol të drejtpërdrejtë.

Kylian Mbappe: Njëri ndër arsyet e largimit të Neymarit. Ai gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mirë me brazilianin, mirëpo tani dëshiron të jetë kryesori në PSG.

Wagner Riberio: Një tjetër agjent të cilit i besojnë Neymari dhe babai i tij. Ai ishte pjesë e transferimit të brazilianit në PSG në vitin 2017.

Florentino Perez: Ai është duke e vëzhguar të gjithë situatën. Neymari është një ëndërr e vjetra e tij dhe ai do të dëshironte shumë ta transferojë brazilianin. Megjithatë, Perezi do t’i vlerësojë anët e mira dhe të këqija të këtij transferimi para se ta marrë vendimin përfundimtar.

Zinedine Zidane: Trajneri është i vetëdijshëm për mundësinë e transferimit të Neymarit dhe ai ia ka dhënë dritën e gjelbër bordit. Megjithatë, Paul Pogba është ende caku i tij kryesor.

Jose Angel Sanchez: Njeriu i Real Madridit që është përgjegjës për kontaktin me klubet e tjera. Nëse Real Madridi e do Neymarin, Sanchezi do të negociojë me klubin francez.

Juni Calafat: Shefi i transferimeve ndërkombëtare në klub. Ai ishte përgjegjës për transferimin e bashkëkombësve të Neymarit, Vinicius Juniorin dhe Rodrygo Goes.

Keylor Navas: Portieri ishte shumë afër transferimit në PSG në fillim të kësaj vere dhe ai mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Neymarin. Megjithatë, nënshkrimi i tij tani do t’i detyronte “Los Blancos” ta gjejnë një zëvendësues.

James Rodriguez: Njëri ndër personat kyç kur vjen fjala te shkëmbimi i lojtarëve. Ai është në shitje, ka vlerë të lartë në treg dhe Zidane nuk ka nevojë për të.

Isco: Një tjetër lojtar për të cilin është interesuar PSG-ja dhe, për dallim nga Vinicius, Real Madridi është i gatshëm ta lejojë largimin e tij. Megjithatë, spanjolli dëshiron të mbetet në Madrid.

Josep Maria Bartomeu: Me çdo ditë që po kalon, ai është më i bindur për opsionin për ta kthyer Neymarin në klub, duke e falur atë për largimin e para dy vjetëve, kur Barcelona ishte e fundit që mori vesh për marrëveshjen e tij me PSG-në. Ai kishte thënë se Ousmane Dembele është lojtar më i mirë sesa braziliani, mirëpo shtoi se Neymari dëshiron të largohet e PSG-ja s’po e lejon. Ai tani e sheh këtë si mundësi të mirë për ta ndërtuar sulmin më të mirë të kohëve të fundit.

Eric Abidal: I përfolur për pozitën e drejtorit sportiv të PSG-së, ai udhëtoi në Francë për ta negociuar mundësinë e transferimit të Rabiotit.

Andre Cury: Kontakti kryesor i Barcelonës në Brazil, falë lidhjeve të tij me Sandro Rosellin. Ai ka qenë i lidhu me Neymari gjatë dhe pas largimit të tij nga Barcelonës. Klubi mohoi se Cury i kishte fituar gjashtë milionë euro nga largimi i Neymarit para dy vjetëve. Vetëm para disa ditëve, ai postoi në Instagram duke sugjeruar një kthim të mundshëm.

Ernesto Valverde: Trajenri ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i Neymarit, përkundër vendimit të brazilianit për t’u larguar vetëm pak pasi ai erdhi në Camp Nou. Ai e mbrojti Neymarin edhe pas largimit.

Philippe Coutinho: Braziliani ishte njeriu kyç i Barcelonës në tentimet për ta kthyer Neymarin, mirëpo ai e preferoi transferimin në formë huazimi në Bayern Munich këtë verë.

Ivan Rakitic: Kroati nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou, përkundër që ka marrë oferta të shumta nga klubet evropiane. Ai e refuzoi PSG-në verën e kaluar.

Nelson Semedo: Ai nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe Ernesto Valverde dëshiron ta mbajë në skuadër. Pas të gjithave, ai është titullar në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Ousmane Dembele: As francezi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, mirëpo blaugranët janë të hapur ndaj mundësisë për ta lënë atë të largohet. Megjithatë, lëndimi i tij duket se e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij këtë verë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart