Lirohet pas 20 vjetësh burri që u dënua për vjedhjen e dy këmishëve - Gazeta Express
string(67) "lirohet-pas-20-vjetesh-burri-qe-u-denua-per-vjedhjen-e-dy-kemisheve"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2021 15:54

Lirohet pas 20 vjetësh burri që u dënua për vjedhjen e dy këmishëve

Lajme

Gazeta Express

13/04/2021 15:54

Një burrë nga Louisiana e Shteteve të Bashkuara është liruar pasi kaloi 20 vjet në burg për vjedhjen e dy këmishëve.

Guy Frank, 67 vjeç, u lirua pasi një organizatë e quajtur “The Innocence Project Neë Orleans” u përfshi në rasti e tij përmes një projekti kundër dënimeve të padrejta në sistemin e drejtësisë.

Lexo Edhe:

Frank u dënua me burgim të gjatë pasi ishte arrestuar në shtator të vitit 2000 për shkak se vepra e tij në atë kohë cilësohej si krim i rëndë, ndonëse ishte vjedhje me vlerë nën 500 dollarë. Nga viti 2010, kjo vepër është klasifikuar si shkelje e lehtë.

Një arsye tjetër për dënimin e lartë janë ligjet kundërthënëse të Louisianas, të cilat u mundësojnë prokurorëve që të kërkojnë dënime më të rrepta kundër të pandehurve që kanë qenë të dënuar edhe në të kaluarën.

Para se t’i vidhte këmishët në New Orleans, Frank ishte arrestuar 36 herë më parë dhe ishte dënuar së paku tri herë për krime, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ligjet lokale janë fajësuar se kanë ndikuar në shtim të të burgosurve dhe thellim të pabarazisë racore në Louisiana, që ka numrin më të lartë të burgosjeve se secili shtet tjetër i ShBA-së.

“Rasti i tij tregoj sa në masë joproporcionale preken personat me ngjyrë nga këto dënime ekstreme. Është shumë vështirë të imagjinohet që një person i bardhë me burime të marrë këso dënimi për këtë krim”, tha përmes një deklarate organizata që u angazhua për lirimin e këtij burri.