Lirohet nga detyra Zv.Ministrja e Financave Belinda Ikonomi - Gazeta Express
string(59) "lirohet-nga-detyra-zv-ministrja-e-financave-belinda-ikonomi"

Lirohet nga detyra Zv.Ministrja e Financave Belinda Ikonomi

Gazeta Express

21/10/2020 19:20

Zv.Ministrja e Financave Belinda Ikonomi, është liruar nga posti për shkaqe ende të pamësuara. Vendimi është firmosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e firmosur nga zv.kryeministri Braçe (në mungesë të prezencës së Ramës).

Lexo Edhe:

Ikonomi ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së Doganave. Ajo u lirua nga ky post pas transferimit në ministri, ndërkohë që në vend të saj u emërua Arlind Gjokutaj.