Lirohet Davide Pecorelli, Apeli e shpall të pafajshëm për mashtrim, lë në fuqi 3 veprat e tjera - Gazeta Express
string(93) "lirohet-davide-pecorelli-apeli-e-shpall-te-pafajshem-per-mashtrim-le-ne-fuqi-3-veprat-e-tjera"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 16:33

Lirohet Davide Pecorelli, Apeli e shpall të pafajshëm për mashtrim, lë në fuqi 3 veprat e tjera

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 16:33

Davide Pecorelli është dënuar sot me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Juridksionit të Përgjithshëm me 9 muaj e 10 ditë burg, për 3 vepra penale.

Për veprën penale të mashtrimit, italiani është shpallur i pafajshëm, akuzë për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e shpalli fajtor në prill të këtij viti, duke e dënuar me 5 vite burg. Apeli dënoi biznesmenin italian për 3 veprat e tjera penale: dhunim i varreve, kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe shkatërrim i pronës me zjarr. Dënimin për ketë të fundit, Apeli e uli në 6 muaj burg, nga 8 që i kishte dhënë gjykata e Shkodrës.

Në total, për 3 vepra penale, biznesmeni italian u dënua sot me 14 muaj burg, por per shkak te gjykimit te shkurtuar, u aplikua ulja e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundmisht me 9 muaj e 10 ditë burg, afat të cilin e ka shlyer në paraburgim, ku ndodhej prej 8 majit të këtij viti, ndaj dhe u lirua nga qelia.

Gjykata e Shkodrës e dënoi me 4 vite burg Davide Pecorellin më 3 prill të këtij viti, pasi inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri në janar të vitit 2021

Në tetor 2022 prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi për 5 vepra penale, “Mashtrim” në bashkëpunim, “Dhunimi i varreve” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ndaj tij prokuroria kërkoi tetë vite burg por gjykata e dënoi me 4 vite.

Davide Pecorelli është ekstraduar nga Italia në Shqipëri më 8 maj. Biznesmeni italian u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore.