Lirak Çelaj godet keq njerëzit e PDK-së: Janë avancuar në parti duke mbajtur çantat e shefave - Gazeta Express
string(92) "lirak-celaj-godet-keq-njerezit-e-pdk-se-jane-avancuar-ne-parti-duke-mbajtur-cantat-e-shefave"

Lirak Çelaj godet keq njerëzit e PDK-së: Janë avancuar në parti duke mbajtur çantat e shefave

Gazeta Express

24/01/2020 9:06

Nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka shpërthyer me disa akuza të forta sa u përket emërimeve dhe avancimeve në partinë që ai i përket dhe ka kandiduar për të si kryetar për Prishtinën

Çelaj ka thënë se ka individë që janë avancuar në parti ose duke mbajtur çantat e shefave ose duke kritikuar partinë e tyre përbrenda.

Lexo Edhe:

Ai lavdëroi kryetarin Veseli për vlerat dhe kontributet e tij për Kosovën, por për fat të keq, sipas tij, ai po i mban disa njerëz që nuk i bartin ato vlera që ka ai si person.

“Kadri Veseli është një njeri shumë i mirë që mbart mbi vete vlera shumë të mëdha dhe që ka kontribuar shumë për vendin që të jemi këtu ku jemi sot. Por për fat të keq ai ka afruar afër vetes disa njerëz që nuk i bartin ato vlera për aq sa po favorizohen. Shkelja e parimeve sjell individë të gabuar. Mendoj se brenda PDK-së dhe jashtë të gjithë e dinë se kujt i referohem, nuk e kam personale me askënd por e kam në aspektin parimor sepse mendoj që po shkelen parimet. Mund të tingëlloi idealist po mendoj se duhet të respektohen vlerat demokratike. Të gjithë njerëzit që udhëheqin me PDK-në duhet të reflektojnë vullnetin e strukturës, pasi nuk mundet një njeri të bartë mbi supet e veta vendimet për të emëruar Kryesi pasi në Këshill Drejtuese nuk na është lënë as të debatohet dhe është bërë një votim formal në Këshill Drejtues kur është bërë Kryesia. Brenda Kryesisë ka njerëz shumë të mirë por ka edhe nga ata që janë avancuar duke bartë çantat e shefave ose duke kritiku partinë sepse është një trend kushdo që e ka kritiku partinë Demokratike është avancu”, ka thënë Çelaj në intervistën e javës në Gazetën Blic.