Një
person është therur me thikë të dielën në rrugën “Avdni Kelmendi” në Lipjan.
Këtë
e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për
rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot
rreth orës 13:00 në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan ka ndodhë një lëndim trupor ku dyshohet se me
mjet të mprehtë është lënduar një person”,
ka thënë Ahmeti.
Ahmeti
ka treguar se personi i lënduar ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë
që policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili është identifikuar.
/Gazeta Express