Shkruan: Lis Bukuroca
Akti i parë
me të parë shkrepi ndjenja
joshja farfuritëse flakërimë
në atë çast m’u mor mendja
trup e zemër në drithërimë
ajo rrahu me rrëmbim
gjersa kapja atë fanitje
të pash Ty me shqetësim
je e vërtetë apo përhitje
unë të shihja me brerore
flokëlëshuar e sy pulitur
ëmbëlake dhe hyjnore
me vrull vashëror e të ndritur
tutje krenare Ti vazhdon
gjoja ngasjen pa e shquar
trupi shpirtin s’të shpëton
thash me vete i menduar
Ti e nxitur nga kërshëria
ktheve kokën për herë të dytë
u vështruam nga largësia
fytyrëskuqur ule sytë
fustan dallgëzuar nga puhia
nxitove disi e hutuar
prapa të ndiqte vetëm hija
mbylle derën shpirttrazuar
Nga përmbledhja me poezi të papublikuara me titull:
„Lindja e një dashurie dhe…“ (rreth 160 faqe). Në libër bëhet fjalë për lindjen e dashurisë, ecurinë, takimin e parë; fejesa, martesa, rëniet dhe ngritjet e pasionit, jeta, telashet dhe si përfundon, por dhe disa dashuri tjera. Kur të gjendet botuesi, do të informoheni.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...