Linda Rama në Londër, gruaja e Kryeministrit me detyrë të rëndësishme


Gazeta Express
12 Qershor 2019 9:55

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Bruksel ku aty po zhvillon një sërë takimesh për ngërçin politik në vend. Por pasi Edi Rama ka shkuar në Bruksel dhe gruaja e tij Linda Rama nuk do të qëndrojë në Shqipëri.

Mësohet se Linda Rama ka marrë një detyrë të re dhe do të udhëtojë drejt Londrës. Ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër, që zhvillohet në datat 13-14 korrik.

Ky lajm është dhënë nga kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula. “Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula.

Te fundit


Kthehu lart