Limaj u kërkon britanikëve që të përfshihen në dialogun Kosovë -Serbi


Gazeta Express
16 Korrik 2019 13:32

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot ka pritur në takim delegacionin britanik të kryesuar nga Andreë Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme.

Limaj është shprehur se mysafirëve nga Britania e Madhe ua ka prezantuar idenë e përfshirjes së shtetit mik në dialogun Kosovë-Serbi.

“Për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep kredibilitet dhe siguri procesit”

Kryetari i NISMA-s ka thënë se bashkërisht u pajtuan që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart