Limaj tregon si u bënë numrat për Qeverinë Hoti, s'flet për Haxhi Shalën - Gazeta Express
string(70) "limaj-tregon-si-u-bene-numrat-per-qeverine-hoti-sflet-per-haxhi-shalen"

Limaj tregon si u bënë numrat për Qeverinë Hoti, s’flet për Haxhi Shalën

Gazeta Express

03/06/2020 13:34

Deputeti Fatmir Limaj ka folur para mediave pas seancës së Kuvendit ku u votua qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Ai nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e shefit të grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala, që tha se do të votojë pro qeverisë pas një bisede që pati me presidentin e vendit dhe kreun e AAK-së.

Lexo Edhe:

“Së bashku me AKR-në siç e patë, të gjitha votat kanë qenë në mbështetje të qeverisë së re. Unë thashë Nisma dhe AKR-ja së bashku kemi qenë në një numër të plotë”, ka thënë ai i pyetur nga mediat.

Sipas Limajt, nëse kjo Qeveri nuk do të jetë në shërbim të vendit, duhet ta përfundojë mandatin.

“Në atë moment kur kjo Qeveri nuk është në shërbim të vendit duhet ta përfundojë mandatin, Kosova është në udhëkryq”, shtoi ai.

Ai ka thënë se duhet të pyetet kryeministri Avdullah Hoti se pse nuk ka publikuar ende marrëveshjen me Listën Serbe. /Express/