Limaj: S’ka më kryeministër me 8% të votave, kush i fiton zgjedhjet i takon kryeministri


Gazeta Express
4 Tetor 2019 23:34

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, ka thënë se posti i kryeministrit i takon atij që del i pari dhe se nuk mund të bëhet askush më kryeministër më 7,8 % të votave.

Limaj ka thënë se ai është ndër të paktit nga drejtuesit e partive politike në vend që është korrekt me partnerët dhe i qëndron marrëveshjeve deri në fund.

“Unë jam besnik dhe krijoj siguri, unë jam mirënjohës ndaj njerëzve, unë i mirëmbaj marrëdhëniet me njerëzit. Opozitën e bashkuar për herë të parë e kam bërë unë. Unë gjithmonë kam heqë dorë nga interesat partiake vetëm që të ecë përpara projekt”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

Më tutje, Limaj ka thënë se ai ka nxjerrë pesë prioritete në këto zgjedhje të cilat synon t’i jetësoj.

“Për katër vjet s’keni me njoftë bujqësinë e Kosovës. Për katër vjet bujqësia ka me qenë promotor dhe pas katër viteve buxheti do të arrij deri në 8 miliardë euro”, ka shtuar Limaj.

Te fundit


Kthehu lart