Limaj pas takimit me Mustafën: Do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë - Gazeta Express
string(67) "limaj-pas-takimit-me-mustafen-do-te-votojme-per-rrezimin-e-qeverise"

Limaj pas takimit me Mustafën: Do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë

Gazeta Express

19/03/2020 14:46

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit që ka pasur me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka treguar se partia e tij do të mbështesë nismën e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

“NISMA mbështet mocionin. Do të marrë pjesë në seancë dhe do të votojë për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Limaj.

Lexo Edhe:

Ai tutje ka shtuar se një fund i tillë i Qeverisë Kurti ka qenë i pritshëm.

I pyetur rreth futjes së Nismës në një qeveri teknike, Limaj ka refuzuar të flasë për një gjë të tillë.

Mocionin ndërkohë e ka mbështetur edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, parti e cila ka pranuar të bëhet pjesë e një qeverie teknike. /Express/