Limaj nis fushatën, thotë se NISMA s’njeh humbje


Gazeta Express
20 Korrik 2019 15:00

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duket se ka filluar fushatën zgjedhore ende pa u shpallë zgjedhjet. Ai sot ka mbajtur një takim me aktivistët e Nismës në Grykë të Kaçanikut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka thënë se NISMA nuk njohin humbje. Bashkë me të ka qenë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar në Nismën Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili sot njoftoi se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

“Në Grykë të Kaçanikut së bashku me aktivistët e NISMËS Socialdemokrate të rajonit! Ne nuk njohim humbje. Së bashku do të ngadhënjejmë edhe në betejat e radhës, cilatdo qofshin ato!”, ka shkruar Limaj.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart