Limaj ngushëllon për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK'së - Gazeta Express
string(52) "limaj-ngushellon-per-vdekjen-e-ish-ushtarit-te-uckse"

Limaj ngushëllon për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK’së

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 11:19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Shefqet Dragobilit, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Express.

Limaj theksoi se Dragobilli do të mbettë në kujtesë si njeri me vlera të larta patriotike dhe njerëzore.

Lexo Edhe:

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit dhe kryetarit të nëndegës së Nismës në Dragobil të Malishevës, Shefqet Paçarizi. Shefqeti do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri me vlera të larta patriotike e njerëzore, i fisëm, bujar e besnik i shoqërisë. Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Paqarizi, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin”,ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook./Gazeta Express/