Limaj në Llap merr mbështetje për kauzën e tij për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare - Gazeta Express
string(95) "limaj-ne-llap-merr-mbeshtetje-per-kauzen-e-tij-per-mbrojtjen-dhe-promovimin-e-vlerave-kombetare"

Limaj në Llap merr mbështetje për kauzën e tij për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 19:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar disa takime me përkrahës të tij në Podujevë ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Limaj është shprehur i bindur se me mbështetjen e njerëzve të mirë e me plotë vullnet, që sot ka takuar pranë zyrave të Nismës dhe në kafiteritë e qytetit të Podujevës, jetësimi i kauzës së tij do të jetë më i lehtë dhe zëri mbrojtës i vlerave më sublime do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë i Limajt:

Vizitën e sotme në qytetin e Podujevës e vazhdova duke bashkëbiseduar me qytetarë, veprimtarë e mbështetësit tanë socialdemokrat rreth rëndësisë së projektit tonë për mbrojtjen e promovimin e vlerave kombëtare.

Procesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit është jetik për të ardhmen e Kosovës, dhe për këtë bashkëluftëtarë e të rinj në Podujevë tashmë po angazhohen fuqishëm e me kokën lartë në mbështetje të kauzës sonë të drejtë për rikthimin e së vërtetës dhe ruajtjen e vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me mbështetjen e njerëzve të mirë e me plotë vullnet, që sot takova pranë zyrave tona dhe në kafiteritë e qytetit të Podujevës, jetësimi i kauzës sonë do të jetë më i lehtë dhe zëri mbrojtës i vlerave tona më sublime do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament.