Limaj: Me ligj, Nisma është pjesë e Kuvendit


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 22:19

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo parti bashkë me partnerët, Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, e kanë kaluar pragun zgjedhor për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse në këtë vend respektohet ligji, s’ka a besoni. Ne me ligj jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj.

“Besoj në drejtësinë e vendit tim që do ta respektojë ligjin dhe jo ndërhyrjet nga jashtë. Ne po kërkojmë vetëm respektim të ligjshmërisë që institucionet e dala nga zgjedhjet të marrin kredibilitet”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

Në të kundërtën, sipas tij, përveç partisë do të dëmtoheshin edhe 42 mijë qytetarë që e kanë votuar.

Te fundit


Kthehu lart