Limaj e mbyllë fushatën me një tubim madhështor me përkrahësit e Nismës në Prizren - Gazeta Express
string(94) "limaj-e-mbylle-fushaten-me-nje-tubim-madheshtor-me-perkrahesit-e-nisme%cc%88s-ne%cc%88-prizren"

Limaj e mbyllë fushatën me një tubim madhështor me përkrahësit e Nismës në Prizren

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 19:17

Nisma Socialdemokrate ka përmbyllur fushatën zgjedhore në qytetin e Prizrenit. Nga aty, lideri i partisë, Fatmir Limaj tha se më 14 shkurt do të prishen matematikat e të gjithë atyre që po tentojnë të shuajnë zërin e çlirimtarëve.

Duke shprehur besimin se Nisma do të jetë në Kuvend pas zgjedhjeve të së dielës, Limaj në ditën e fundit të fushatës zgjedhore tha se deputetëte partisë së tij do t’i përfaqësojnë denjësisht qytetarët në Kuvend.

 “14 shkurti do të prishë matematikat e të gjithë atyre që nëvazhdimësi kanëtentuar të shuajnë zërin e çlirimtarëve. Kosova është mësuar me njerëz të tillë. Me dekada shpesh herë janë munduar për të shuar zërin e çlirimtarëve. Nuk kanë mundur të shuajnë as krajli e as mbreti, askush nuk mund të shuaj zëri ne çlirimtarëve të Kosovës. Ky zë i fuqishëm me votën e juaj do të jetë zë i fuqishëm”, tha ai.

Krahas kësaj, Limaj tha se kanë rikthyer kauzën e çlirimtarëve në fushatën zgjedhore.

 “Ne ndihemi të plotësuar si ekip që e ka kthyer këtëkauzë në epiqendrën e fushatës elektorale. Para një muaji, të tjerët janë distancuar, larguar rreth kauzës të tillë. Ata nuk e donë as popullin e tyre. Ata janë distancuar duke menduar se kjo iu kushton në fushatën elektorale, ata nuk e njohin vendin e tyre…duke pa rreshtimin e çlirimtarëve anë e kënd Kosovës ata filluan kapak të flasin për UÇK-në duke parë se shpirti dhe zemra e çlirimtarëve jeton anë e kënd Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Nismës tha se çlirimtarë ka edhe PDK-ja, por në krye kanë njeriun, i cili sipas tij ka thënë në vitin 1999 se nëse fiton UÇK-ja do të kërkojë azil politik në Beograd. 

 “Ata thanë se edhe ne kemi çlirimtarë, por në krye kanë njeriun i cili thoshte se nëse fiton UÇK-ja unë do të kërkoj azil politik në Beograd. Në krye kanë njeriun, i cili në librin e tij autorial, që i thotë vetës historian, kandidat për kryeministër dhe pa fije turpi shkruan se në Kosovë, Serbia ka bërë përpjekje për gjenocid”, tha ai.

E, kryetari i degës së Nismës në Prizren, njërit kandidati për deputet, Zafir Berisha kërkoi nga bashkëvendësit e tij rreshtimin rreth numrit 121 në zgjedhjet e së dielës. 

 “Ne me kënaqësinë më të madhe jemi rreshtuar dhe jemi të angazhuar që me 14 shkurt tëtriumfojë fryma social demokrate jo vetëm në Prizren, por kudo në Kosovë…Unë kërkojë nga ju dhe gjithë qytetarët e Kosovës t’i besoni atyre që i keni besuar gjatë luftës dhe ata janë tërreshtuar me komandat Çelikun”, tha ai.