Lile Stefanova thirret nga Prokuroria Publike për rasti “Reket”


load
Gazeta Express
10 Gusht 2019 13:52

Lile Stefanova, e cila e udhëheq rastin “Perandoria” të PSP-së, është ftuar për tu marrë në pyetje në Prokurorinë Publike për rastin “Reket”, konfirmoi  prokurori publik Lubomir Jovevski.

Stefanova dje ishte përmendur në bisedat e incizuara të cilat i publikon edicioni i internetit të gazetës italiane “La Verita”.

Ajo në një deklaratë me shkrim e mohoi si të pavërtetë atë që e ka thënë Jordan Kamçevi në incizim dhe vlerësoi se qëllimi është që ta diskreditojë si prokurore.

Hetimin për rastin “Reket” në Prokurorinë Publike e udhëheq prokuroja Vilma Ruskoska.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart