Ligji për Agjencinë për Zbulim dërgohet në Kuvend - Gazeta Express
string(49) "ligji-per-agjencine-per-zbulim-dergohet-ne-kuvend"

Ligji për Agjencinë për Zbulim dërgohet në Kuvend

Gazeta Express

22/01/2020 10:04

Shërbim modern, profesional dhe efikas për zbulim të jashtëm, të aftë në çdo moment të përballet me sfidat, parashikon ligji i ri për Agjencinë për Zbulim të cilin dje Qeveria e dërgoi për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për Agjencinë për Zbulim, dhe mori vendim që të lëshohet për miratim.

Lexo Edhe:

“Me miratimin e ligjit të ri për Agjenci, përfundimisht do të përmbyllen reformat e filluara në sistemin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si parakusht për hyrjen e shtetit në NATO dhe në BE. Kjo është në dobi të sigurisë kombëtare dhe qytetarëve në përgjithësi”, theksohet në kumtesë.