Ligjet e kthyera nga Ivanov sot sërish në votim para deputetëve


Gazeta Express
16 Maj 2019 13:00

Deputetët në Kuvend sot në seancë plenare duhet për herë të tretë t’i votojnë disa ligje që ish-presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruaj dhe i ktheu në Dhomën ligjdhënëse.

Pritet këto ligje pasi të votohen sërish në Parlament me shumicë votash prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Presidenti i ri Stevo Pendarovski paralajmëroi se një prej obligimeve të para pas ndërmarrjes së detyrës do të jetë t’i nënshkruaj ligjet të cilat paraardhësi i tij Ivanov i ktheu në Kuvend.

Në votimin e tretë, para deputetëve sot janë ligjet e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, për mbikëqyrje inspektuese, për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhim kinematografik, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e obligueshme të naftës dhe derivateve të naftës, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kryqin e Kuq, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë dhe Ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme.

Te fundit


Kthehu lart