Liga e Konferencës: Arrestime masive në Selanik pas ndeshjes Aris-Maccabi Tel Aviv - Gazeta Express
string(81) "liga-e-konferences-arrestime-masive-ne-selanik-pas-ndeshjes-aris-maccabi-tel-aviv"

Liga e Konferencës: Arrestime masive në Selanik pas ndeshjes Aris-Maccabi Tel Aviv

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 14:16

Mbrëmjen e e djeshme në Selanik, luhej ndeshaj e kthimit të eliminatoreve të Ligës së Konferencës mes Aris dhe Maccabi Tel Aviv, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të klubit grek, por që nuk mjaftoi për të kaluar në fazën tjetër.

Drejtoria e Sigurisë së Selanikut ka vijuar arrestimin e 15 tifozëve të Maccabi Tel Aviv, të cilët kishin ardhur në Selanik për të parë ndeshjen.

Lexo Edhe:

Konkretisht, tifozët u arrestuan pasditen e djeshme në qendër të qytetit, në lartësinë e Teatrit Mbretëror pasi sipas policisë u gjetën mjete piroteknike.

Ndaj të arrestuarve nga Nëndrejtoria për Luftimin e Dhunës në Vendet Sportive është ngritur akuza për vepra të dhunshme me rastin e ngjarjeve sportive dhe shkelje të ligjit për fishekzjarrë, ku të cilat këto të fundit do të dërgohen në Prokurori për prova materiale./ h.ll/abcnews.al