“Lidhja e vëllait të Ramës me pronarin e kompanisë që mori koncesionin për pompat e naftës”


Gazeta Express
20 Korrik 2019 15:27

Në lidhje me koncesionin e pompave të naftës reagoi sot edhe ish- deputeti i PD-së, Agron Shehaj.

Ai shkruan se nuk dihet nëse është bërë një tender i mirëfilltë për këtë gjë, pasi pas 9 muajsh ka dalë edhe emri i kompanisë fituese, pa treguar se kush ishin të tjerët në garë.

“Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas.

Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anulloi Gjykata Administrative e Tiranës.

Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria”, shkruan ai.

Shehaj zbulon se pronari i kësaj kompanie është mik i ngushtë me vëllain e kryeministrit Rama.

“Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit”, thekson ai.

Te fundit


Kthehu lart