Lideri i Frontit Demokratik në Mal të Zi: Nëse e marr pushtetin e tërheq njohjen e Kosovës - Gazeta Express
string(89) "lideri-i-frontit-demokratik-ne-mal-te-zi-nese-e-marr-pushtetin-e-terheq-njohjen-e-kosoves"

Lideri i Frontit Demokratik në Mal të Zi: Nëse e marr pushtetin e tërheq njohjen e Kosovës

Gazeta Express

25/05/2020 15:38

“Nëse do të kem rast të vij në pushtet, do ta bëj të pamundurën që Mali i Zi ta fshijë njollën e errët dhe të tërheqë njohjen e shtetit të rrejshëm, Kosovës” ka thënë lideri i Frontit Demokratik malazez, Milan Knezheviq, për gazetën serbe Veçernje Novosti.

Sipas tij, njohja e Kosovës është “vendimi më i turpshëm në historinë e Malit të Zi, gjë të cilën e kundërshtojnë 85% e banorëve”.

Lexo Edhe:

“Nëse njohjen e tërhoqi Papua New Guinea, ndoshta kemi përgjegjësi më të madhe”, ka komentuar Knezheviq.